ÇMIM PRESTIGJOZ NDËRKOMBËTAR PËR STRATEGJINË MË TË MIRË PASIVE INVESTUESE

KB SHOQËRIA E PARË PENSIONALE SHA SHKUP

Në një ceremoni solemne IPE Awards 2016 në Berlin, Gjermani e mbajtur në datë 01.12.2016, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi çmimin prestigjioz për “Strategjinë më të mirë pasive investuese” në organizim të revistës së njohur financiare IPE (Investment & Pensions Europe).

Sipas raportit zyrtar të Komisionit për dhënien e çmimeve, ky është një çmim për një strategji portfolio të mirë-ndërtuar që jep maksimumin e rezultateve në kuadër të kufizimeve ligjore konservatore.

Çmimi paraqet vazhdim të një historie të suksesshme të cilën KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup filloi ta ndërtojë në vitet e kaluara, si dhe vërtetim për suksesin e sistemit të reformuar pensional në Republikën e Maqedonisë, punës profesionale dhe  para së gjithash kujdesi për anëtarët.

Posted in

SHPËRBLIME PËR “FONDIN MË TË MIRË PENSIONAL NË EVROPËN QENDRORE DHE LINDORE 2016” DHE “STRATEGJIA MË E MIRË AFATGJATË E INVESTIMIT”

KB SHOQËRIA E PARË PENSIONALE SHA SHKUP

Në konferencën e tretë vjetore të fondeve pensionale nga Evropa Qendrore dhe Lindore (CEE Pension funds Conference & Awards 2016) në Pragë, Republika Çeke e mbajtur më 08.03.2016, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi dy çmime prestigjioze “Fondi më i mirë pensional në Evropën Qendrore dhe Lindore 2016” dhe “Strategjia më  e mirë afatgjatë e investimit” në organizim të Fleming.   

Çmimet janë një konfirmim i suksesit të sistemit pensional të reformuar në Republikën e Maqedonisë dhe i punës profesionale të Shoqërisë në dhjetë vitet e kaluara.

Në konkurrencën e fondeve pensionale nga Çekia, Letonia, Estonia, Kroacia, Bosnja etj., votuar nga 12 gjyqtarë të pavarur, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi vendin e parë në dy kategori. Këto çmime Shoqëria ia kushton të gjithë anëtarëve të Fondit.

Posted in

ÇMIMI PËR FONDIN MË TË MIRË PENSIONAL PËR VITIN 2015 NË EVROPËN QENDRORE DHE LINDORE

KB SHOQËRIA E PARË PENSIONALE SHA SHKUP

Në një ceremoni solemne në Barcelonë, Spanjë të mbajtur më 19.11.2015, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi çmimin prestigjioz për Fondin më të mirë pensional për vitin 2015 në Evropën Qendrore dhe Lindore” në organizim të revistës së njohur financiare IPE (Investment & Pensions Europe).

Janko Trenkoski, drejtor i përgjithshëm i KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup, lidhur me çmimin, tha: “Çmimi paraqet një arritje e shquar për ne dhe për sistemin pensional të reformuar në Republikën e Maqedonisë. U bëmë pjesë e një shoqërie vërtetë kompetente për fonde pensionale të shpërblyera me çmime në të gjithë Evropën. Në konkurrencë me fondet nga Romania, Letonia, Estonia, Polonia, Kroacia etj. Ne e fituam çmimin e parë. Ky çmim i dedikohet të gjithë anëtarëve të fondit, bashkëqytetarëve tanë”.

Shoqëria, me këtë çmim edhe një herë dëshmoi se vendosi themelet e një përralle të suksesshme, për të cilën premton se do të vazhdojë ta ndërtojë në të ardhmen.  

Posted in

Çmimin Kombëtar për praktikat më të mira të CSR në vitin 2012

Si dëshmi e punës së vet, në vitin 2013 Shoqëria morri Çmimin Kombëtar për Praktikat më të Mira Përgjegjëse Shoqërore në vitin 2012 në kategorinë “Marrëdhëniet në treg” në kompanitë e mëdha e ndarë nga Organi kombëtar koordinues për përgjegjësi sociale të ndërmarrjeve në Ministrinë e financave në Republikën e Maqedonisë.

Ky aktivitet është dëshmi se Shoqëria punon, vetëm e vetëm në interes të anëtarëve dhe kujdeset për mjetet e tyre në fondet pensionale me të cilat menaxhon, gjithashtu ky aktivitet është dëshmi se ekipi i Shoqërisë përbehet nga profesionistë të cilët i kushtojnë vëmendje këtij segmenti.

Posted in