BËHET ANËTAR

Personat e siguruar që për here të parë qasen në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor pas datës 1 janar 2019 dhe në datën e qasjes janë më rinj se 40 vjeç janë të obliguar që të anëtarësohen dhe të paguajnë kontribute në fondin e detyrueshëm pensional sipas dëshirës vetjake derisa të kenë vetinë e personit të siguruar në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor.

Fondi i SPIMV i shpërndan në mënyrë të përkohshme këta persona të siguruar nga dita e qasjes në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor.

Personat e siguruar janë të obliguar që të anëtarësohen në fondin e detyrueshëm pensional në afat prej tre muajsh llogaritur nga data e qasjes në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, me nënshkrimin e kontratës për anëtarësim me agjent të shoqërisë pensionale që menaxhon me fondin e detyrueshëm pensional të zgjedhur.

Pas skadimit të këtij afati, personat e siguruar që nuk do të nënshkruajnë kontratë për anëtarësim bëhen anëtarë të shpërndarë në mënyrë të përhershme në fondin e detyrueshëm pensional që ishin shpërndarë në mënyrë të përkohshme.

Personat e siguruar që gjatë periudhës së sigurimit do të fitojmë bazë të personit të siguruar si fermer individual, persona fizikë që janë të regjistruar si kryes të veprimtarisë së pavarur për tregti me pakicë nëpër tezga dhe tregje përfundojnë që të jenë anëtarë në shtyllën e dytë.

Personat e siguruar të cilëve stazhi i llogaritet me kohëzgjatje të zmadhuar (stazh me benefite) dhe personat e siguruar nga kreu VII nga Ligji për SPI* nuk përfshihen në shtyllën e dytë, nëse kanë stazh të papërfunduar të sigurimit me kohëzgjatje të zmadhuar që mundëson zvogëlim të kufirit të pleqërisë për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë për të paktën 1 vit.

Anëtar që ka përfunduar stazh sigurimi me kohëzgjatje të zmadhuar që mundëson zvogëlim të kufirit të pleqërisë për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë për të paktën 1 vit, mund të zgjedhë që ta vazhdojë anëtarësimin në shtyllën 2 pensionale me deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësimit në fondin e detyrueshëm pensional në afat prej 3 muajsh nga përfundimi i stazhit të sigurimit. Në të kundërt, pas skadimit të këtij afati i përfundon anëtarësimi në fondin e detyrueshëm pensional dhe mjetet monetare nga llogaria individuale transferohen në Fondin e SPIMV.

*persona të siguruar nga kreu VII nga Ligji për SPI janë: persona të siguruar nga mbrojtja, persona të siguruar nga punët e brendshme dhe nga institucionet e penitenciare dhe shtëpitë penitenciare, persona të siguruar nga Agjencia e zbulimit, dhe Agjencia operative teknike, persona të siguruar nga Agjencia e sigurisë kombëtare.

Personat e siguruar që janë në marrëdhënie pune ose janë persona të vetëpunësuar me orar të plotë pune dhe për të cilët është përcaktuar lirim nga pagesa e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm social në pajtueshmëri me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë nuk janë anëtarë të detyrueshëm në shtyllën e dytë pensionale për periudhën për të cilën është përcaktuar lirimi nga pagesa e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social.

Shpjegim për kategoritë e personave të siguruar që transferohen në fondin e SPIMV në pajtueshmëri me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 245/2018)

Për personat e lindur para datës 1 janar të vitit 1967, dhe që janë të punësuar për herë të parë nga data 1.1.2003 anëtarësimi u përfundon në fondin e detyrueshëm pensional më 1 janar 2019 dhe mjetet e tyre monetare në pajtueshmëri me Ligjin do të transferohen në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, dhe personat e siguruar mbeten anëtarë vetëm në sigurimin pensional të financuar aktual të themeluar mbi solidaritetin e gjeneratave.

Personat e lindur para datën 1 janar të vitit 1967, dhe të punësuar para datën 1.1.2003 kanë të drejtë që të zgjedhin nëse do ta ndërpresin apo do ta vazhdojnë anëtarësimin në shtyllën e dytë pensionale me plotësimin e deklaratës nëpërmjet personit të autorizuar nga Shoqëria ose Agjencia për mbikëqyrje  të sigurimit pensional me financim kapital – MAPAS, jo më vonë de data 30 shtator e vitit 2019. Nëse deri atëherë nuk shprehen, anëtarësimi i tyre përfundon në fondin e detyrueshëm pensional deri më datën 30 shtator të vitit 2019 dhe mjetet monetare transferohen në Fondin e SPIMV.

Anëtarësimi në KB Fondin e parë të hapur pensional i detyrueshëm – Shkup paraqet një procedurë të shpejtë, të lehtë dhe të thjeshtë.

Shfrytëzoni mundësinë Tuaj për zgjedhje të fondit pensional të detyrueshëm dhe bëhuni anëtar në KB fondin e parë të hapur pensional të detyrueshëm – Shkup nëpërmjet lidhjes së kontratës për anëtarësim me agjent të autorizuar në KB Shoqëria e parë pensionale.

Anëtar në KB fondin e parë të hapur pensional i detyrueshëm –Shkup mund të bëheni nëpërmjet lidhjes së kontratës për anëtarësim me agjent të autorizuar të KB Shoqëria e parë pensionale.

Të gjithë personat që i takojnë një kategorie personash që kanë të drejtë për anëtarësim, këtë mund të bëjnë në një nga mënyrat e mëposhtme:

Kontaktoni numrin 02/32 43 772 ose 02/32 43 777 dhe kërkoni që tju dërgojmë agjent në lokacionin dhe terminin që ju përshtatet juve;

Plotësoni kërkesë online dhe në kohën më të shpejtë të mundshme do tju kontaktojë një përfaqësues i KB Shoqërisë së parë pensionale.

Vizitoni ambientet zyrtare të KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup (Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6,1000 Shkup)

Shkoni në vendet shitëse të KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup.

E RËNDËSISHME: Për nënshkrimin e kontratës për anëtarësim në KB Shoqërinë e parë pensionale është e nevojshme që me vete të keni dokument për identifikim personal (kartë identiteti të vlefshme apo pasaportë).

Siguria e mjeteve të anëtarëve të KB Fondit të parë të hapur pensional të detyrueshëm-Shkup i menaxhuar nga KB Shoqëria e parë pensionale, si pjesë e sistemit pensional të reformuar është e garantuar nga disa aspekte:

  1. Profesionaliteti, përvoja, madhësia dhe reputacioni i themeluesve të KB Shoqërisë së parë penisionale e cila menaxhon me mjetet tuaja, ju japin garanci dhe siguri shtesë për punën e saj të suksesshme gjatë menaxhimit me fondet. Banka Komerciale SHA Shkup me punën e saj afatgjatë dhe të suksesshme dhe me pozitën udhëheqëse në sistemin bankar në Republika e Maqedonisë së Veriut, shpesh herë është e konfirmuar me çmime ndërkombëtare nga institucionet dhe revistat financiare. Miqësia pokojninska e parë d.d. Ljubljana, në vitin 6.11.2007 e riorganizuar në Skupina Prva zavarovalninski holding d.d. Ljubljana, ka përvojë shumëvjeçare të drejtpërdrejtë në sigurimin pensional dhe e zgjeron punën e vet në sigurimin pensional të detyrueshëm dhe vullnetar në vendet e Evropës Juglindore.
  2. Menaxhim profesional me mjetet tuaja – për sigurinë e tyre dhe për realizimin e fitimit. Me mjetet tuaja menaxhon ekip shumë profesional, të aftë dhe me përvojë, duke i investuar në instrumente të sigurta financiare në përputhje me rregullat ligjore, që mundëson siguri dhe fitim të mjeteve të investuara.
  3. Investimi i mjeteve tuaja në përputhje me rregullat e rrepta ligjore dhe me qëllim realizimin e fitimit sa më të madh, vetëm e vetëm në dobi të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar dhe nëpërmjet analizës finaciare dhe të diversifikimit minimizohet rreziku nga humbjet. Mjetet e KB fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional investohen nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit pensional me finacim kapital – MAPAS, dhe banka kujdestar në mënyrë të sigurtë i ruan të ndara nga mjetet e Shoqërisë.
  4. Mjetet e KB Fondit të parë të hapur pensional të detyrueshëm – Shkup, në përputhje me ligjin nuk mund të përdoren nëse Shoqëria falimenton, nuk mund të jepen borxh, të asignohen ose të transferohen në dobi të palëve të treta, përveç se në rastet që përcaktohen rreptësisht me ligj.
  5. Garanci shteti nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 80% nga mjetet e llogarive të anëtarëve nëse ndodh mashtrim, vjedhje apo përvetësim.
  6. Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me finacim kapital –MAPAS është e themeluar për shkak të kryerjes së mbikëqyrjes të punës të shoqërive për menaxhimin me fondet pensionale dhe të fondeve pensionale me qëllimin e fundit të mbrojë interesat e anëtarëve të tyre. Gjithashtu, MAPAS kryen mbikëqyrje të punës së kujdestarëve dhe të menaxherëve të huaj dhe i shikon raportet e tyre financiare në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi. Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me finacim kapital ka rolin e personit juridik dhe për punën e vet përgjigjet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çdo person që do kalojë nga një fond tjetër i detyrueshëm pensional në Fondin pensional i detyrueshëm me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, duhet të lidhë kontratë për kalim me një agjent i autorizuar të Shoqërisë dhe të japë Deklaratë për kalim nga një fond i detyrueshëm pensional në një tjetër. Gjithashtu, duhet të paguhet dhe tarifë për kalim (nëse siguruesi duhet të paguaj këtë kompensim në përputhje me nenin 98, paragrafi 1, pika c) nga Ligji për sigurim i detyrueshëm pensional me financim kapital).

Informacione të sakta për nevojën e pagimit të kompensimit për kalim, sasinë e tij dhe mënyrën e pagimit meren nga Shoqëria pensionale që menaxhon me fondin ekzistues i detyrueshëm pensional të cilën siguruesi dëshiron ta ndryshojë.