ÇMIM PRESTIGJOZ NDËRKOMBËTAR PËR STRATEGJINË MË TË MIRË PASIVE INVESTUESE

KB SHOQËRIA E PARË PENSIONALE SHA SHKUP

Në një ceremoni solemne IPE Awards 2016 në Berlin, Gjermani e mbajtur në datë 01.12.2016, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi çmimin prestigjioz për “Strategjinë më të mirë pasive investuese” në organizim të revistës së njohur financiare IPE (Investment & Pensions Europe).

Sipas raportit zyrtar të Komisionit për dhënien e çmimeve, ky është një çmim për një strategji portfolio të mirë-ndërtuar që jep maksimumin e rezultateve në kuadër të kufizimeve ligjore konservatore.

Çmimi paraqet vazhdim të një historie të suksesshme të cilën KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup filloi ta ndërtojë në vitet e kaluara, si dhe vërtetim për suksesin e sistemit të reformuar pensional në Republikën e Maqedonisë, punës profesionale dhe  para së gjithash kujdesi për anëtarët.

Posted in