Për KB fondin e parë të hapur pensional i detyrueshëm  dhe Shtylla e dytë pensionale

Jo, nuk ekziston dallim në shumën e mjeteve që ndahen nga ana e kompanive si kontribute për sigurim pensional dhe invalidor për siguruesit e Fondit të SPIMV-it dhe siguruesit që janë anëtarë në një nga fondet pensionale të detyrueshme në Shtyllën e dytë pensionale.

Dallimi kryesor midis sistemit të vjetër pensional dhe anëtarësimit në dy shtyllat e para pensionale është në të vërtetë në shpërndarjen e kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor.

Për personat të cilët nuk janë anëtarë të Fondit pensional të detyrueshëm nga Shtylla e dytë pensionale të gjithë kontributin për sigurim pensional dhe invalidor në lartësi prej 18,4% nga paga-bruto paguhet në fondin e SPIMV-it, kurse anëtarëve në Fondin pensional të detyrueshëm në Shtyllën e dytë pensionale: 12,4% të pagës bruto paguhet në Fondin për SPIMV, dhe 6% nga paga-bruto paguhet në fondin pensional të detyrueshëm sipas zgjedhjes e të siguruarit.

Llogari personale-individuale, me mjete të cilat nuk përdoren për pagimin e pensioneve të huaja dhe janë subjekt i trashëgimisë.

 

6% nga paga bruto që punëdhënësi Juaj e paguan për Ju (si normë e kontributit për Shtyllën e dytë pensionale) paguhen në llogarinë tuaj personale-individuale. Këto mjete nuk përdoren për pagesën e pensioneve të huaja, por janë Tuaja personale të cilat do të përdorni si pjesë e pensionit të ardhshëm. Këto mjete janë subjekt i trashëgimisë në rast vdekjeje të anëtarit i cili nuk ka realizuar të drejtën e pensionit të pleqërisë, që nuk është rast me sistemin e vjetër Një-shtyllor.

 

Mundësi për pension më të madh

Me mjetet tuaja menaxhojnë persona profesional dhe me përvojë, duke i investuar në instrumente të sigurta financiare në përputhje me legjislacionin që mundëson siguri dhe realizon të ardhura nga mjetet e investuara me të cilën krijohet mundësi që pensioni i siguruesit të ritet.

 

Pension nga dy burime, i cili jep siguri më të madhe për ditët në pension

 

E parë nga aspekti i individit, sistemi pensional i reformuar – të dyja shtyllat e sigurimit pensional i detyrueshëm, mundësojnë siguri më të madhe sepse financimi i pensioneve do të kryhet nga të dyja shtyllat.

 

Pjesa e pensionit që paguhet nga Shtylla e parë pensionale llogaritet sipas formulës së parapërcaktuar në bazë të pagave.

 

Pjesa e dytë e pensioneve paguhet nga llogaria individuale e anëtarit të KB fondit të parë të hapur pensional i detyrueshëm – Shkup. Me këtë kombinim të pagimit të pensionit nga të dyja shtyllat, mundësohet siguri më të madhe në moshë të vjetër të individit.

 

Mënyra e zgjedhjes të mënyrës së përdorimit të mjeteve të akumuluara

Pas realizimit të së drejtës për pension, vetë mund të zgjidhni mënyrën e përdorimit  – tërheqjen e mjeteve Tuaja të akumuluara nga llogaria Juaj individuale, ose të zgjidhni:

  1. Tërheqje të programuara
  2. Anuiteti
  3. Kombinimi i këtyre opsioneve

Kontroll të plotë në gjendjen e mjeteve Tuaja

Nëpërmjet dorëzimit të raporteve vjetore të rregullta për gjendjen e llogarisë individuale ose raporte me kërkesën tuaj keni kontroll të plotë të mjeteve në llogarinë Tuaj personale. Me këtë rritet transparenca e informacioneve për atë nëse punëdhënësi rregullisht i paguan kontributet e përcaktuara me ligj për sigurim pensional dhe invalidor. Për shkak të kontrollit të shpejtë, të thjeshtë dhe modern në gjendjen e llogarisë Tuaj, KB Shoqëria e parë pensionale e anëtarëve të Fondit pensional të detyrueshëm me të cilin menaxhon i mundëson dhe verifikim on-line të gjendjes të llogarisë në faqen e vetë të internetit.

– Puna jonë është e kontrolluar nga Agjencia shtetërore për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital – MAPAS;

– Themeluesit tanë janë institucione të njohura financiare;

– Mjetet e KB fondi i parë i hapur pensional i detyrueshëm – Shkup janë të ndara nga mjetet e Shoqërisë;

– Mjetet e fondit i ruan një institucion i veçantë – Banka kujdestar;

– Mjetet e fondit i investon në përputhje me rregulla të rrepta ligjore me qëllim që të realizohet fitim sa më të madh, vetëm e vetëm në dobi të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar dhe nëpërmjet diversifikimit dhe analizës financiare të minimizohet rreziku nga humbjet;

– Kapitali bazë i KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup arrin 1,8 milion euro;

– Mjetet e fondit, në përputhje me Ligjin, nuk mund të jenë subjekt i kërkesave, as nuk mund të kryhet ekzekutim mbi to;

– Garanci shteti nga Buxheti i RM-së që arrin deri prej 80% në rast humbjeje të mjeteve të shkaktuar si rezultat i mashtrimit, vjedhjes dhe përvetësimit.

Në qoftë se Shoqëria falimenton, mjetet në llogaritë e anëtarëve në fondin pensional të detyrueshëm nuk dështojnë – mbeten në llogaritë e anëtarëve të Fondit tek banka kujdestar, ndërsa agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital në një periudhë sa më të shkurtër do të kryej procedurë për të gjetur një shoqëri të përshtatshme/tjetër e cila do të menaxhojë me fondin pensional të detyrueshëm.

Për KB fondi i parë i hapur vullnetar pensional dhe Shtylla e tretë pensionale

Me anëtarësimin në Fondin vullnetar pensional nga shtylla e tretë pensionale kursen pavarësisht nga pensioni në fondin e SPIMV-it
Siguron një burim shtesë për mjete pavarësisht nga pensioni në Fondin e SPIMV-it. Pensioni yt varet edhe nga lartësia e kontributit vullnetar që e paguan dhe nga periudha e kursimit.
-Sigurimi pensional shtesë mundëson përfitime për kursime të mëtejshme
Paguan sa të duash dhe kur të duash
Anëtarësimi në fondin pensional vullnetar nuk të obligon të paguash shuma të paracaktuara çdo muaj, domethënë mund të paguash atëherë kur ti do dhe aq sa mundesh, kurse të drejtat tuaja mbeten të njëjta.
– Lehtësim tatimor që paguhet në llogarinë tënde individuale
Në dallim nga çdo mënyrë tjetër e kursimit apo sigurimit, kursimi juaj vullnetar pensional është stimuluar në atë mënyrë që shteti kryen kthim të tatimit personal në shumë prej 11,11% nga shuma e pagesës së llogarisë tuaj personale gjatë një viti kalendarik.
Për vitin 2018, shuma maksimale për llogaritjen e kthimit të tatimit personal dhe më tej mbetet 4 paga bruto mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të shpallura për vitin e mëparshëm, d.m.th baza maksimale – shumë që paguhet në fondin pensional vullnetar për llogaritjen e kthimit të tatimit personal për vitin 2018 arrin 134.752  denarë.
Për vitin 2017 kjo shumë arrinte 131.288 denarë.
Kërkesa për kthim paraqitet në Drejtorinë e të ardhurave publike, dhe me të bashkëngjitet dhe dëshmi për pagimin e tatimit personal mbi të ardhurat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për mjetet e veta të paguara ose mjetet e paguara nga ana e paguesit në emër të anëtarit në Fondin pensional vullnetar, ku si dëshmi konsiderohet konfirmimi vjetor për tatimin mbi të ardhurat personale të llogaritur dhe të paguar.
Kthimi i tatimit mbi të ardhurat personale kryhet në nivel vjetor në mënyrë të drejtpërdrejtë në llogarinë individuale vullnetare në fondin pensional vullnetar.

Pagimi i mjeteve në fondin pensional vullnetar mund ta kryesh vetë, apo të kryhet nga një person i tretë në emrin tënd dhe në llogarinë tënde. Kuptohet, paguesi duhet të jetë i njohur, d.m.th të nënshkruaj kontratën tënde për anëtarësim në KB fondin e parë të hapur pensional vullnetar në rolin e paguesit.

Llogari personale vullnetare individuale, me mjete të cilat nuk përdoren për pagimin e pensioneve të huaja, por janë subjekt i trashëgimit.
Shumën e plotë të akumuluar në llogarinë tuaj individuale vullnetare e përdorni Ju. Këto mjete nuk përdoren për pagimin e pensionave të huaja, por janë mjetet tuaja personale të cilat do ti përdorni si pjesë e pensionit të ardhshëm. Këto mjete janë subjekt i trashëgimit në rast vdekjeje të anëtarit dhe të njëjtat mund të përdoren nëse përcaktohet paaftësi të përgjithshme për punë nga ana e komisionit për vlerësimin e aftësisë në Fondin e SPIMV-it.
Mundësi për pension më të madh
Me anëtarësimin në fondin pensional vullnetar ju siguroni një burim shtesë për mjete pas daljes në pension. Kështu, pensionin tuaj të ardhshëm do ta merrni nga tre burime, nga Fondi i SPIMV-it, fondi pensional i detyrueshëm të Shtyllës së dytë dhe nga Fondi pensonal vullnetar të Shtyllës së tretë.
Nëse asnjëherë nuk keni qenë i punësuar, anëtarësimi në fondin pensional vullnetar ju siguron mjete që do ti përdorni si pension personal.
Mënyrën për zgjedhjen e mënyrës së përdorimit të mjeteve të akumuluara
Mënyrën e tërheqjes së mjeteve mund ta përshtatësh me nevojat e tua.
Vetë vendos se në cilën nga mënyrat e mëposhtme do të tërheqësh mjetet:
1. Tërheqje të programuara
2. Pagesa të njëhershme apo të shumëfishta
3. Anuiteti
4. Kombinim
Mjetet në llogarinë tuaj individuale vullnetare mund ti përdorni/ filloni me tërheqje 10 vjet para daljes në pension.
Kontroll të plotë në gjendjen e mjeteve tuaja
Nëpërmjet dorëzimit të raporteve të rregullta vjetore për gjendjen e llogarisë personale ose nëpërmjet raporteve sipas kërkesës suaj do të keni kontroll të plotë mbi mjetet në llogarinë tuaj personale. Me këtë rritet transparenca e punës të KB shoqërisë së parë pensionale në menaxhimin me fondin vullnetar dhe paratë tuaja.
Për shkak të kontrollit të shpejtë, të thjeshtë dhe bashkëkohor në gjendjen e Llogarisë Tuaj, KB shoqëria e parë pensionale anëtarëve të fondit pensional vullnetar me të cilin menaxhon iu mundëson dhe kontroll on-line në gjendjen e llogarisë në faqen e saj të internetit.

Po, ekziston mundësi për anëtarësim në KB fondin e parë të hapur pensional vullnetar nëpërmjet kompanisë ku punon.
Kompania juaj mund të nënshkruajë kontratë për një skemë profesionale pensionale në të cilën do të jesh i përfshirë dhe ti, dhe për ty të paguaj mjete për sigurim pensional shtesë në llogarinë tuaj personale – profesionale.
Anëtarësimi në KB fondin e parë të hapur pensional vullnetar nëpërmjet pjesëmarrjes në skemën profesionale pensionale të kompanisë suaj ju mundëson përdorim të të drejtave të njëjta si në anëtarësimin individual, përveç të drejtës për kthim të tatimit personal dhe pagimi i kontributit vullnetar (pagimi i kontributit vullnetar për një pjesëmarrës në skemën profesionale pensionale e kryen vetëm punëdhënësi – siguruesi).
Informohu nëse kompania juaj ka skemë profesionale pensionale.

Skemë pensionale profesionale

Skemat profesionale pensionale mundësojnë sigurim pensional kolektiv shtesë të organizuar dhe financuar nga kompani ose shoqata të qytetarëve. Organizimi dhe financimi i skemës pensionale profesionale kryesisht nënkupton kujdes për të ardhmen dhe sigurim të standardit më të lartë jetësor pas pensionimit të punonjësve/anëtarëve të vet. Financimi i skemave pensionale profesionale mund por nuk është e obliguar të paraqesë shpenzim shtesë për kompanitë të cilat me ndarjen e duhur të mjeteve të tyre financiare mund ti mbajnë shpenzimet në nivelin e planifikuar, dhe gjithashtu të krijojnë të ardhura shtesë për punonjësit e tyre.
Skema pensionale profesionale paraqet një mënyrë për pagimin e kontributit vullnetar për sigurim pensional të kontraktuar midis punëdhënësit dhe punonjësit e tij ose midis shoqatës së qytetarëve dhe anëtarët e tij, të përfshirë në fondin pensional vullnetar.
Më shumë punëdhënës dhe më shumë shoqata të qytetarëve së bashku mund të organizojnë dhe financojnë skema pensionale profesionale.
Punëdhënësi vendos rregulla për skemën pensionale profesionale dhe nënshkruan kontratë për organizimin dhe financimin e skemës pensionale profesionale me shoqërinë që ka zgjedhur të menaxhojë me fondin penional vullnetar në të cilin do të përfshihet skema pensionale profesionale.
Punëdhënësi mund të përcaktojë se cilët punonjës ose anëtarë mund të marrin pjesë në skemën pensionale profesionale, shumën e pagesës të cilën do ta paguaj për secilin prej tyre, frekuencën e pagesave etj.

– Puna jonë është e kontrolluar nga Agjencia shtetërore për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital – MAPAS;
– Themeluesit tanë janë institucione të njohura financiare;
– Mjetet e KB Fondit të parë të hapur vullnetar pensional – Shkup janë të ndara nga mjetet e Shoqërisë;
– Mjetet e fondit i ruan një institucion i veçantë – Banka kujdestar ;
– Mjetet e fondit investohen në përputhje me rregullat e rrepta ligjore me qëllim që të realizohet kontribut sa më të lartë, vetëm e vetëm në dobi të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar dhe nëpërmjet diversifikimit dhe analizës financiare që të minimizohet rreziku nga humbjet;
– Shuma bazë e KB shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup arrin 1,8 milion euro;
– Mjetet e fondit, në përputhje me Ligjin, nuk mund të jenë subjekt i kërkesave, as mbi to mund të kryhet ekzekutim;

Nëse falimenton shoqëria, mjetet e llogarisë të anëtarëve në fondin pensional vullnetar nuk dështojnë – mbeten në llogaritë e anëtarëve të Fondit tek Banka kujdestar, ndërsa Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme do të fillojë procedurë për gjetjen e një shoqërie të përshtatshme/tjetër e cila do të veprojë me fondin pensional vullnetar.

Për shoqëritë dhe fondet pensionale

Me fondin pensional gjithmonë menaxhon një Shoqëri të caktuar pensionale, në mënyrë të ngjashme edhe me fondet investuese. Në përputhje me dispozitat ligjore, një shoqëri pensionale mund të menaxhojë me mjetet e një fondi pensional të detyrueshëm, një fond pensional vullnetar ose sipas një fondi pensional të detyrueshëm dhe vullnetar.

Fondi përbëhet nga mjetet e paguara të anëtarëve të tij pas pagimit të kontributeve, të rritura për fitimin pas investimit të tyre.

Pronarë të fondeve pensionale janë anëtarët e tij, kurse mjetet e fondeve janë plotësisht të ndara nga mjetet e Shoqërisë e cila menaxhon me to dhe në mënyrë të sigurt ruhen tek Banka kujdestar.

Shoqëritë pensionale janë subjekte juridike, shoqëri aksionare, veprimtaria kryesore e të cilave është menaxhimi në mënyrë operative dhe strategjike me mjetet e fondeve pensionale.

 

Në thelb, mënyra e funksionimit të fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare me financim kapital është e njëjtë  – mjetet e fondeve pensionale investohen në përputhje me aktet e përshtatshme ligjore dhe nënligjore dhe fitimi i plotë i realizuar nga investimet i përket anëtarëve të fondit të përshtatshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se punësimi është një parakusht për pagimin e mjeteve në llogaritë personale të anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme, dhe lartësia e kontributeve në shtyllën e dytë pensionale  që paguhet në llogarinë individuale të anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme nga Shtylla e dytë arrin 6% nga paga-bruto. Mjetet e paguara në Fondin pensional i detyrueshëm nuk janë shpenzim shtesë i anëtarit ose kompanisë ku punon, por bëhet fjalë për një ndarje të mjeteve që paguhen në sistemin e sigurimit pensional i detyrueshëm , mjete që paguheshin dhe para reformës së sistemit pensional.

Pagesa e mjeteve në llogaritë personale të anëtarëve të fondeve pesnionale vullnetare nënkupton pagesë të mjeteve personale të anëtarëve, persona të tretë të cilët paguajnë në emër dhe për llogarinë e anëtarëve ose kompanive ku punojnë anëtarët. Për shkak të kësaj, anëtarësimi në fondet pensionale vullnetare nuk është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt ose e kushtëzuar me punësimin.

Kuptohet, ekzistojnë dhe dallime/specifikime të tjera të rëndësishme të cilat janë të përcaktuara me akte ligjore dhe nënligjore dhe kanë të bëjnë me mundësitë për anëtarësim, letrat me vlerë në të cilat mund të investohen mjetet e fondeve të caktuara, limitet e investimeve, mënyrat e përdorimit të mjeteve etj.

Mjetet në llogaritë personale të anëtarëve në fondet pensionale me financim kapital nga shtylla e dytë dhe e tretë pensionale janë të regjistruara në njësitë e kontabilitetit. Njësia e kontabilitetit paraqet një pjesë proporcionale të anëtarit në vlerën neto të përgjithshme në fondin e detyrueshëm, d.m.th vullnetar pensional.
Për shembull: Nëse ju, si anëtar i fondit pensional i detyrueshëm i menaxhuar nga KB shoqëria e parë pensionale, keni një njësi kontabiliteti në llogarinë personale, kurse KB fondi i parë i hapur i detyrueshëm pensional – Shkup ka gjithsej 1.000 njësi kontabiliteti, në atë rast Ju jeni pronar i një pjese 0,001, d.m.th 0,1% të fondit (1/1.000).
Të gjitha pagesat e reja në Fond, konvertohen në njësi kontabiliteti, në mënyrë që shuma e paguar ndahet me vlerën e njësisë së kontabilitetit të fondit, në ditën e pagesës. Vlera e njësisë së kontabilitetit ndryshon çdo ditë.
Për shembull: Në qoftë se pagesa juaj në KB fondi i parë i hapur vullnetar pensional arrin 1.000,00 denarë, dhe vlera e njësisë së kontabilitetit në ditën e pagimit arrin 100,00 në atë rast pagesa juaj konvertohet në 10 njësi të reja kontabiliteti.
Vlera e njësisë së kontabilitetit fitohet në mënyrë që vlera neto e përgjithshme e fondit pensional ndahet me numrin e përgjithshëm të njësive së kontabilitetit nga të gjithë anëtarët në fondin e përshtatshëm. Llogaritet çdo ditë dhe e njëjta varet nga disa faktorë: fitimi nga investimet individuale, lëvizja e çmimeve të letrave me vlerë në të cilat investohen mjete nga fondi pensional i detyrueshëm, kursi i këmbimit etj. Njësia e kontabilitetit nga 105,00 tregon se fitimi i fondit deri në atë periudhë arrin 5%, në krahasim me vlerën fillestare të njësisë së kontabilitetit nga 100,00.
Vlera e pasurive tuaja paraqet numrin e njësive të kontabilitetit të cilat i keni të shumëzuara me vlerën e njësisë së kontabilitetit në ditën e vlerësimit.

Pensioni juaj i ardhshëm nga Fondi pensional të shtyllës së dytë dhe të tretë pensionale  në masë të madhe varet nga vlera e njësisë së kontabilitetit.

Për shembull, nëse vlera e njësisë së kontabilitetit në fondin pensional në fillim të anëtarësimit tuaj arrinte 100,00 njësi, e njëjta në mënyrë të vazhdueshme rritej gjatë viteve të anëtarësimit tuaj në fondin me të cilin vlera e njësisë së kontabilitetit në ditën e daljes Tuaj në pension arrin 140,00 njësi, ju do të keni aq para në llogarinë tuaj sa  keni pasur njësi kontabiliteti në ditën e daljes në pension të shumëzuara me 140,00 si vlerë e njësisë së kontabilitetit në ditën e daljes në pension.

Shembull:

Numri i supozuar i njësive të kontabilitetit në ditën e daljes në pension=9.500

Vlera e njësisë së kontabilitetit në ditën e daljes në pension =140,00

Mjetet totale të llogarisë personale që mund të përdoren  =9.500 x 140,00 = 1.330.000,00

Që këtu, sa më e madhe është vlera e njësisë së kontabilitetit, aq më shumë para keni në llogarinë Tuaj.