Në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nenit 30 nga Statuti i KB Shoqëria e pare pensionale AD Shkup, Bordi drejtues i Shoqërisë më 26/2021 në mbledhjen e mbajtur më datën 30.07.2021 miratoi

 

POLITIKË për privatësi dhe cookies të KB Shoqëria e parë pensionale a.d Shkup

 

KB Shoqëria e parë pensionale a.d. Shkup (më tej në tekst e referuar si: Shoqëria) në pajtueshmëri me veprimtarinë që e kryen, kryen edhe përpunimin e të dhënave personale në pajtueshmëri me dispozitat e vlefshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shoqëria kujdeset për privatësinë nëpërmjet respektimit të së drejtës së privatësisë, nëpërmjet respektimit të parimeve dhe dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjshmërinë e përpunimit të tyre, duke përdorur teknika dhe masa të shumënumërta organizative.

 

Përpunimi i të dhënave personale

Të dhënat personale që i mbledh Kompania në rolin e Kontrolluesit, të cilat janë lëndë e përpunimit të mëtejshëm, i mbledh ekskluzivisht me qëllime të përcaktuara me ligj, dhe për çdo qëllim tjetër siguron Deklaratë të veçantë për pajtueshmëri (pëlqim) për përpunimin e të dhënave personale nga subjektet e të dhënave personale.

Vëllimi i përpunimit

Në pajtueshmëri me ligjin, Shoqëria në kuadër të veprimtarisë së saj primare, ka obligim edhe t’i informojë anëtarët e saj në lidhje me të drejtat e tyre në lidhje me sigurimin pensional si edhe për informacione të lidhura me statusin e tyre në Shoqëri, me ndryshimet në rregulloren ligjore, lëvizjen e tregjeve financiare, rendimentet e realizuara, kompensimet e arkëtuara edhe për informacione të tjera në lidhje me sistemin pensional. Gjatë përpunimit të të dhënave personale, Shoqëria përdor teknika të përshtatshme dhe masa organizative me qëllim sigurimin e mbrojtjes së përpunimit të tyre. Në atë kuptim, në Shoqëri në mënyrë aktuale zbatohen kontrolle të rregullta të brendshme, auditime të jashtme, vlerësim të cënueshmërisë dhe teste penetruese me të cilat përcaktohet edhe vërtetohet niveli i konfidencialitetit, sigurisë, integritetit dhe disponueshmërisë së IS dhe të dhënave që përpunohen në kuadër të tyre. Afatet e ruajtjes për të dhënat personale që përpunohen janë të definuara në pajtueshmëri me ligjin dhe me aktet e brendshme, dhe pas skadimit të afatit të ruajtjes, të dhënat shkatërrohen në pajtueshmëri me procedurat e parashikuara të brendshme.

 

Shoqëria ka tendencën që të sigurojë të dhëna sa më shumë të përditësuara të jetë e mundur nga subjektet e të dhënave personale me qëllim njoftimin e tyre në kohë.

Mbledhjet e të dhënave personale që i përpunon Shoqëria janë të raportuara në regjistrin qendror të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (më tej në tekst e referuar si: AMDHP), dhe për çdo ndryshim Shoqëria në mënyrë plotësuese në pajtueshmëri me ligjin e njofton AMDHP..

 

 

 

Persona të autorizuar për përpunimin e të dhënave personale

Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, Shoqëria lëshon autorizime të veçanta për përpunimin e tyre për personat me të cilët kanë kontraktuar marrëdhënie afariste me Shoqërinë. Këta persona të autorizuar, para njohjes me punën e tyre, dhe njëkohësisht nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme njihen në lidhje me mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale. Personat e autorizuar kanë nënshkruar me dorën e vet Deklaratë për konfidencialitet dhe mbrojtje të përpunimit të të dhënave personale.

 

Servise të Shoqërisë Portal – Llogaria ime

Gjatë përdorimit të portalit për llogari personale, Shoqëria nga personat që hyjnë i mbledh këto kategori të të dhënave personale (jo në formë të lexueshme), IP adresën, datën dhe orën e hyrjes. Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet portalit dhe shoqërisë dhe personave që hyjnë në portal (për shembull: emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi) zhvillohet nëpërmjet lidhjes së kriptuar (https). Në pajtueshmëri me Ligjin, çdo anëtar dhe anëtar i pensionuar i fondeve me të cilat menaxhon Shoqëria, duhet të fitojë emër përkatës përdorimi dhe fjalëkalim për hyrje në portal.

Forma e kontaktit

Me përdorimin e formës së kontaktit, personat në Shoqërinë i dorëzojnë këto të dhëna: emrin dhe mbiemrin, adresën e-mail, numrin e telefonit. Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet faqes së internetit (formës së kontaktit) të Shoqërisë dhe personave që i vendosin të dhënat në formë zhvillohet nëpërmjet lidhjes së kriptuar (https). Të dhënat që i siguron Shoqëria nëpërmjet kësaj forme, do t’i përdorë ekskluzivisht për komunikim me dorëzuesin në lidhje me mesazhin e tij.

 

Komunikim në internet (Web chat)

Ky servis shërben për fitimin e informacioneve të përgjithshme në lidhje me sistemin pensional, informacione për Shoqërinë, si edhe për fitimin e informacioneve për statusin e personave që janë anëtarë në disa nga fondet me të cilat menaxhon Shoqëria. Të dhënat që i siguron shoqëria nëpërmjet Chat-it, do t’i përdorë ekskluzivisht për komunikim me dorëzuesin në lidhje me mesazhin e tij.

Numri i telefonit për kontakt – 02/3243777

Ky servis shërben për fitimin e informacioneve të përgjithshme në lidhje me sistemin pensional, me informacionet për Shoqërinë, si edhe për fitimin e informacioneve për statusin e personave që janë anëtarë në disa nga fondet me të cilat menaxhon Shoqëria. Të gjitha thirrjet të krijuara nëpërmjet kontaktit në numrin e telefonit të Shoqërisë, në pajtueshmëri me shkresën me shkrim nga MAPAS regjistrohen me qëllim kontrollin e cilësisë së shërbimit si edhe përmirësimin e informimit të anëtarësisë. Në lidhje me këtë, AMDHP ka miratuar aktvendim të veçantë me të cilin miratohet përpunim i të dhënave biometrike që e kryejnë persona të autorizuar të Shoqërisë..

Kanale të tjera nëpërmjet të cilave mblidhen të dhëna personale me dorëzimin e formularëve të plotësuar paraprakisht:

  • Kërkesë për përditësimin ose korrigjimin e të dhënave personale;
  • Kërkesë për gjendjen e llogarisë individuale Formular për të dhëna personale të anëtarit të shpërndarë;
  • Formular për ankesa
  • Formular për njoftimin e anëtarit me anë të postës elektronike
  • Kërkesë për inicimin e procedurës së trashëgimisë
  • Kërkesë për pagesë të mjeteve monetare në lidhje me trashëgiminë
  • Formular për njoftimin e siguruesit me anë të postës elektronike
  • Deklaratën për bartës së funksionit publik.

Të drejta të subjekteve të të dhënave personale në lidhje me privatësinë e tyre

Të drejtat që i kanë subjektet e të dhënave personale në lidhje me privatësinë e tyre dhe me ligjshmërinë e përpunimit janë:

  • të drejtë për identifikim të kontrollorit;
  • të drejtë për fitimin e të dhënave për kontakt nga Oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale tek kontrollori dhe të drejtë për komunikim të drejtpërdrejtë me të;
  • të drejtë për njohjen me qëllimet e përpunimit;
  • të drejtë për njohjen me atë se çfarë kategorish të të dhënave personale përpunon kontrollori për subjekt të caktuar;
  • të drejtë për fitimin e informacionet për afatin e ruajtjes së të dhënave personale; e drejta për t’u informuar se cilët janë përdoruesit (përpunuesit) që iu jepet përpunimi i të dhënave personale;
  • të drejtë për fitimin e informacionit nëse të dhënat transferohen në shtete të tjera dhe vende të treta, të drejtë për tërheqjen e deklaratës për pajtueshmëri (pëlqim) për përpunimin e të dhënave personale (përveç nëse e njëjta është në kundërshtim me Ligjin);
  • të drejtë për përditësimin e të dhënave personale; të drejtë për pseudonimin ose fshirjen e të dhënave personale (përveç nëse e njëjta është në kundërshtim me Ligjin);
  • të drejtë për plotësim/ndryshim/fshirje/ndalim të përdorimit të të dhënave personale (përveç nëse e njëjta është në kundërshtim me Ligjin);
  • të drejtë për kontroll në mënyrën dhe në vëllimin e përpunimit të të dhënave personale

Formularët relevantë që kanë të bëjnë me të drejtat e subjekteve të të dhënave personale janë të disponueshme në faqen e internetit të Shoqërisë në pjesën “Dokumente për anëtarët”.

Profilim

Shoqëria nuk bën profilizim të subjekteve të të dhënave personale për çfarëdo lloj qëllimi.

Marketing i drejtpërdrejtë

Shoqëria mund të kryejë marketing të drejtpërdrejtë vetëm pas pajtueshmërisë paraprake nga personat subjekte të të dhënave personale.

Biskota (Cookies)

Cookies (“biskota”) janë skedarë të vegjël që përdoren për mbledhjen e informacioneve nëpërmjet të cilave mundësohet njohja e kompjuterit tuaj respektivisht pajisjes ku gjatë vizitës së ardhshme në Faqen tonë të internetit me çka mundësohet qasje më e shpejtë. Gjithashtu në raste të caktuara regjistrojmë informacione në formë të “Cookies” në kompjuterin tuaj, ose pajisje tjetër që e përdorni me qëllim që ta aftësojmë vizitën në faqen e internetit sipas nevojave dhe cilësimeve tuaja.

Të gjitha informacionet që ruhen (regjistrohen) në kuadër të „Cookies“ do të shfrytëzohen vetëm për nevojat e faqes së internetit dhe ajo në mënyrë në të cilën Privatësia juaj nuk do të cenohet ose komprometohet.

Me qasjen respektivisht përdorimin e kësaj faqeje interneti, konsiderohet se jeni njohur d.m.th jeni pajtuar, respektivisht i pranoni dispozitat e caktuara në Politikën për privatësi të Shoqërisë.

Pse përdorim Cookies?

Në faqen tonë të internetit përdorim Cookies për këto arsye:

  1. Për funksionimin teknik të faqes së internetit;
  2. Për mbledhjen e të dhënave përmbledhëse dhe anonime statistikore;
  3. Që t’i ruajmë preferencat Tuaja për gjuhën
  4. Që të mbajmë mend/të kujtohemi, nëse pajtoheni (ose jo) me përdorimin tuaj të Cookies në këtë faqe interneti
  5. Njëkohësisht mbledhim të dhëna për çka përdorim shërbim nga palë e tretë Google Analytics për të mbledhur informacionin standard të aksesit dhe detajet e sjelljes së vizitorëve, por në një mënyrë që askush të moj jetë i identifikuar, as Google nuk i lejohet t’i zbulojë identitetet e atyre që vizituan faqen tonë të internetit.
  6. Mblidhen Cookies për çka përdoret shërbim nga palë e tretë Facebook, për funksionimin e modulit shtesë për Live chat.

Kur do ta vizitoni faqen tonë të internetit, mund të mbledhim edhe disa informacione të tjera në lidhje me të dhënat e kërkimit tuaj, si për shembull IP adresën tuaj, cilën përmbajtje të faqes së internetit të Shoqërisë e keni vizituar, kur e keni vizituar dhe se nga cila faqe interneti jeni ridrejtuar.

Kur e vizitoni faqen tonë të internetit përdorim shërbim të palës së tretë Google Analytics për të mbledhur informacionin standard të aksesit dhe detajet e sjelljes së vizitorëve, por në një mënyrë që askush të moj jetë i identifikuar, as Google nuk i lejohet t’i zbulojë identitetet e atyre që vizituan faqen tonë të internetit.

Çfarë lloj Cookies përdorim?

Përdorim Cookies të përhershme që e ruajnë kërkimin/seksionin kur përdoruesi do ta fikë kërkuesin, me qëllim të mbahet gjendja e përdoruesit.

Gjatë kërkimit të parë në faqen tonë të internetit keni mundësinë që të njiheni me llojin e cookies dhe me mundësinë që të përzgjidhni se çfarë lloj Cookies do të lejoni që të vendosen në pajisjen tuaj. Për atë qëllim shfaqet dritare e veçantë (pop-up) me informacione për cookies.

Përzgjedhjen e Cookies gjithashtu mund ta bëni nëpërmjet opsionit – Cookie settings, në ekranin fillestar të faqes së internetit të Shoqërisë.

 

Informacione si t’i pamundësoni Cookies për të gjitha faqet e internetit ?

Menuja „Ndihmë“ („Help“)  në shiritin me vegla në Kërkuesin e internetit të kompjuterit tuaj i jep këto informacione për përdoruesit:

 

  • Si ta parandaloni pranimin e Cookies të reja në kërkues;
  • Si ta cilësoni kërkuesin që t’ju njoftojë kur do të pranoni Cookies të re;
  • Si t’i shkyç plotësisht Cookies.

 

Ekzistojnë shumë informacione online për Cookies në rast se dëshironi të lexoni më shumë, siç është http://www.allaboutcookies.org  (në gjuhën angleze).

 

Për shembull, nëse përdorin versionin Explorer 11.0, duhet të bëni procedurat e mëposhtme

  • përzgjidhni „Settings“, dhe më pas „Internet Options“;
  • klikoni në skedën „Privacy“;
  • me ndihmë të menusë zbritëse t’i përzgjidhni opsionet që i preferoni.

Mbikëqyrje video

Shoqëria nuk kryhen mbikëqyrje video në asnjë lloj forme.

Dhënia e të dhënave personale subjekteve të treta – përpunues

Kompania siguron të dhëna personale nga subjektet e të dhënave personale vetëm për subjektet me të cilat ka një marrëdhënie biznesi të kontraktuar dhe  ka lidhur një Kontratë për sigurinë e sistemit të informacionit dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale, ku në mënyrë të detajuar është rregulluar  mënyra dhe kushtet për përpunimin e tyre.

Transferimi i të dhënave personale në shtete të tjera

Në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, shtete të tjera janë vende ku është siguruar nivel i përshtatshëm për mbrojtjen e të dhënave personale d.m.th ato janë shtete anëtare të BE ose vende anëtare të Hapësirës Ekonomike Evropiane. Shoqëria mund të kryejë transferim të të dhënave personale për shkak të plotësimit të Kontratës në interes të subjektit të të dhënave personale ndërmjet Kontrollorit dhe personit të tretë dhe ajo në shtete anëtare të BE ose vende anëtarë të Hapësirës Ekonomike Evropiane.

 

Veprimi në rast të incidentit/zbulimit të paautorizuar/në rast të humbjes së të dhënave personale                                                                                                                    

Në rast të një incidenti sigurie, zbulim ose humbje e të dhënave personale, Shoqëria nëse disponon me të dhëna për kontakt i njofton subjektet e prekura të të dhënave personale për incidentin e lindur, dhe nëse bëhet fjalë për incident të përmasave më të mëdha, Shoqëria për atë njofton nëpërmjet një njoftimi publik ose nëpërmjet një publikimi përkatës në faqen e saj të internetit jo më vonë 72 orë nga njohja me incidentin e lindur.

 

Të dhëna për kontakti:

Kontrollor KB Shoqëria e Parë Pensionale a.d. Shkup

https://www.kbprvo.com.mk//

contact@kbprvo.mk

02/ 3243777

Oficer për mbrojtjen e të dhënave personale në Shoqëri

Emri dhe mbiemri: Dimitar Gjeorgjievski

Е-mail: dimitar.gjeorgjievski@kbprvo.com.mk

Telefon celular për kontakt: 070 253 788

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital  – MAPAS http://www.mapas.mk contact@mapas.mk 02/3224229

Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale

AMDHP https://dzlp.mk info@privacy.mk 02/3230635

Kjo politikë hyn në fuqi në ditën e miratimit të saj. Kjo politikë, si edhe versionet e reja dhe/ose versionet e ndryshuara të saj do të jenë të publikuara në mënyrë publike në faqen e internetit të Shoqërisë.

 

BORDI DREJTUES                                                                                                                         

Kryetari                                                                                                                       

Vesna Stojanovska