KTHIMI I TATIMIT MBI TË ARDHURAT PERSONALE për anëtarët me llogari vullnetare individuale

Në përputhje me Ligjin për sigurim pensional vullnetar me financim kapital, anëtari i fondit vullnetar pensional i cili ka llogari individuale vullnetare dhe paguan mjetet e veta të cilat fillimisht i ka tatuar me tatimin mbi të ardhurat personale, kanë të drejtë të kthejnë  tatimin mbi të ardhurat personale të llogaritur mbi shumën e kontributeve të paguara në fondin pensional vullnetar.

Shuma me të cilën llogaritet kthimi për një vit kalendarik nuk mund të jetë më e madh se katër bruto-paga mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë, të shpallura për vitin e mëparshëm.

Kthimi i tatimit mbi të ardhurat personale të këtyre anëtarëve kryhet në nivel vjetor direkt në llogarinë e tij individuale vullnetare në Fondin pensional, duke dorëzuar kërkesë për kthim të tatimit nga ana e anëtarit ose personit fizik në në emër të anëtarit.

E drejta për kthimin e tatimit zbatohet edhe në rastet kur një person i tretë fizik në emër të anëtarit të Fondit pensional vullnetar ka paguar mjete në llogarinë e tij individuale, të cilat më parë janë të tatuara me tatimin mbi të ardhurat personale.