Kthimi i tatimit mbi të ardhurat personale për vitin 2016

Në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, të gjithë anëtarët e KB fondit të parë të hapur vullnetar pensional  – Shkup të cilët kanë llogari individuale vullnetare dhe kanë kryer pagesë të kontributit vullnetar pensional për vitin 2016, kanë të drejtë kthimi të tatimit mbi të ardhurat personale për vitin 2016 për mjetet e paguara në llogarinë e tyre vullnetare individuale ose mjeteve të paguara nga një person i tretë fizik në emër dhe në llogari të anëtarit.

Me qëllim që të lehtësojmë procedurën për kthimin e tatimit mbi të ardhurat personale për vitin e kaluar 2016, Shoqëria dorëzoi Kërkesë për kthimin e tatimit mbi të ardhurat personale në llogarinë individuale, tek të gjithë anëtarët e fondit vullnetar pensional që kanë llogari vullnetare individuale dhe kanë realizuar pagesa për periudhën nga 1.1.2016 deri në vitin 31.12.2016.

Kërkesa për kthim është plotësisht e plotësuar me të dhënat tuaja, dhe ju do të duhet, vetëm të nënshkruani dhe së bashku me dëshminë* për tatim të paguar mbi të ardhurat personale, ta paraqitni në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Kërkesa për kthim paraqitet në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në bazë të vendbanimit të aplikantit të Kërkesës, dhe bashkë me të bashkëngjitet dëshmi për pagimin e tatimit mbi të ardhurat personale në Republikën e Maqedonisë për mjetet e veta të paguara ose mjetet e paguara nga ana e paguesit në emër të anëtarit të fondit pensional vullnetar.

Dorëzimi i kërkesave nga ana e banorëve të Shkupit, kryhet në Zyrën Rajonale të Drejtorisë së të ardhurave publike (rr. 11 Tetor nr. 27, 1000 Shkup).

*Si dëshmi konsiderohet Vërtetimi vjetor për llogaritjen dhe pagimin e tatimit mbi të ardhurat personale.

Ne duhet të kujtojmë se me paraqitjen e Kërkesës, në përputhje me tarifën e Drejtorisë së të ardhurave publike, duhet të dorëzoni dhe pagesë me 300,00 MKD të paguara për taksë administrative.

Kthimi i tatimit mbi të ardhurat personale kryhet në mënyrë të drejtpërdrejt në llogarinë tuaj individuale vullnetare në KB Fondin e parë të hapur vullnetar pensional – Shkup.

KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup do tju njoftojë, pa pagesë në e-mailin tuaj, për kthimin e kryer të tatimit personal në llogarinë tuaj vullnetare individuale.

Për çështje të tjera, ju lutemi të na kontaktoni në numrat e telefonit të KB shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup: 02 3243-772 dhe 02 3243 777.

Me respekt,

KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup