Realizimi i të drejtave

Në përputhje me Ligjin për sigurim pensional me financim kapital, anëtarët në fondet pensionale të detyrueshme kanë të drejtë të përdorin mjetet nga llogaria individuale, dhe atë si:

1. Pjesë e daljes në pension;
2. Pension invalidor apo familjar, në raste të përcaktuara me Ligj

Kur anëtari do të plotësojë kushtet për dalje në pension, ai ka të drejtë për:

1. Tërheqje të programuara
2. Anuitete
3. Kombinimi i këtyre opsioneve

Mënyra e përdorimit të mjeteve pas plotësimit të kushteve për pension pleqërie është një zgjedhje personale e anëtarit.
Pavarësisht kësaj, aplikimi i Ligjit për pagimin e pensionit nëpërmjet anuiteteve ose tërheqjeve të programuara, kur një anëtar i fondit pensional të detyrueshëm do të fitojë të drejtën për pension pleqërie sipas Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, mund të tërheqë shumën e plotë nga llogaria e tij individuale.

Kur anëtari do të plotësojë kushtet për pension invalidor:
1. Shuma totale e mjeteve në llogarinë individuale të këtij anëtari transferohet në Fondit të SPIMV-së;
Nëse mjetet e akumuluara të anëtarit në fondin pensional të detyrueshëm janë më shumë se shuma e nevojshme për pagimin e një pensioni invalidor, anëtari në fondin pensional mund të zgjedhë një nga të drejtat (blerja e anuiteteve, tërheqje të programuara ose kombinimi i dy opsioneve) që mund ti përdorë anëtari që do të realizoj të drejtën për pension pleqërie. Nëse, anëtari ose siguruesi përkohësisht i ndarë do të fitojë të drejtën për pension të përkohshëm invalidor në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, pensioni i përkohshëm invalidor paguhet nga Fondit të SPIMV-së, ndërsa mjetet në llogarinë individuale të anëtarit mbeten në Fondin pensional të detyrueshëm derisa anëtari do të realizoj të drejtën për pension pleqërie, invalidor apo familjar.

Në rast të vdekjes së një anëtari:
1. Nëse anëtarët e familjes së tij plotësojnë kushte për pension pleqërie – shuma totale e mjeteve nga llogaria e këtij anëtari transferohet në Fondit të SPIMV-së;
2. Nëse mjetet e akumuluara të anëtarit të Fondit pensional janë më shumë se shuma e nevojshme për pagimin e një pensioni familjar, përdoruesi i pensionit familjar mund të zgjedhë një nga të drejtat që mund ti përdorë një anëtar i fondit pensional i detyrueshëm që do të realizoj pension pleqërie (blerja e anuiteteve, tërheqje të programuara ose kombinimi i të dyve).
3. Nëse anëtari i ndjerë i fondit pensional nuk ka anëtarë të familjes të cilët kanë të drejtë për pension familjar, mjetet e llogarisë së këtij anëtari mbeten pjesë e pasurisë së tij dhe mjetet e tilla trajtohen në përputhje me Ligjin e trashëgimisë.