Pagimi i pensionave dhe i kontributeve pensionale

Fitimi i të drejtës për pension të shtyllës së parë dhe të dytë pensionale

Një anëtar i fondit pensional i detyrueshëm fiton të drejtën e pensionit të pleqërisë në përputhje me Ligjin për Sigurim pensional dhe invalidor, ose në moshë prej 62 vjet për gratë dhe 64 vjet për burrat dhe minimumi 15 vjet stazh pensional.

Kur një anëtar do të fitojë të drejtën e daljes në pension, shuma e plotë e mjeteve të akumuluara në llogarinë e tij mund të shfrytëzohet, me të drejtë për zgjedhje personale të anëtarit për:

  1. Tërheqje të programuara të siguruara nga Shoqëria që menaxhon me fondin pensional i detyrueshëm me të cilin anëtari do të nënshkruajë kontratë për tërheqje të programuara.
  2. Blerja e një anuiteti pensional i cili paguhet deri në fund të jetës nga Shoqëria për sigurim e cila është e autorizuar për këtë qëllim.
  3. Kombinimi i dy opsioneve të mëparshme.

Anuiteti pensional dhe kombinimi i tërheqjeve të programuara me anuitetin pensional do të fillojnë të zbatohen kur do të lëshohet licenca e parë për kryerjen e punëve të sigurimit në klasën e anuitevete dhe pagimin i anuiteteve.

Procedura për realizimin e të drejtës për pension pleqërie fillon kur  anëtari i fondit pensional paraqet kërkesë për realizimin e të drejtës të daljes në pension tek Fondi për sigurim pensional dhe invalidor në Maqedoni (në tekstin e mëposhtëm: Fondit të SPIMV-së). Pas zbatimit të procedurës Fondit të SPIMV-së dorëzon kopje nga vendimi i marrë me të cilin njihet ose nuk njihet e drejta për pension pleqërie nga Shoqëria pensionale e cila menaxhon me Fondin pensional ku është anëtarësuar aplikuesi i kërkesës. Anëtar i fondit pensional i cili ka llogari individuale në Fondin pensional paraqet kërkesë tek Shoqëria pensionale që në emër të tij fillon me kuotim në Qendrën e kuotimit. Në kërkesë anëtari përcakton se cilat lloje të pagesave të pensionit duhet të përfshihen në kuotim. Pasi të përfundojë periudha e kuotimit, përgatitet tabelë përmbledhëse me të gjitha ofertat e marra për anëtarin e Fondit pensional.  Anëtari ka të drejtë të zgjedhë një ofertë nga ofertat e mundësuara në tabelën përmbledhëse në periudhën prej 30 ditë të vlefshmërisë së ofertave.

Në varësi të asaj se cilën ofertë do të zgjedhë anëtari, nënshkruan kontratë me Shoqërinë pensionale oferta e të cilit është pranuar, me Shoqërinë për sigurim ofertën e të cilës ka pranuar ose me Shoqërinë pensionale dhe Shoqërinë për sigurim ofertat e të cilave ka pranuar.

Fitimi i të drejtës të daljes në pension vetëm nga Shtylla e dytë pensionale.

Anëtari i fondit pensional të detyrueshëm i cili nuk ka fituar të drejtën e daljes në pension në Fondit të SPIMV-së, për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore, kërkesën për të drejtën e daljes në pension vetëm nga Shtylla e dytë pensionale e paraqet vetëm tek Shoqërinë pensionale e cila menaxhon me fondin pensional ku është anëtarësuar. Kërkesa për fitimin e të drejtës të daljes në pension vetëm nga Shtylla e dytë pensionale paraqitet pas plotësimit të moshës 65-vjeçare. Anëtari i fondit pensional është i detyruar të paraqesë deklaratë të noterizuar se heq dorë nga e drejta e daljes në pension nga Shtylla e parë pensionale dhe nga e drejta për shumën minimale të pensionit. Anëtari i fondit pensional mund të zgjedhë midis:

  1. Pagesë e njëhershme e mjeteve të Shtyllës së dytë pensionale nga llogaria e tij individuale ose
  2. Fitimin e të drejtës së daljes në pension nga mjetet e Shtyllës së dytë pensionale, nëse pensioni është më i madh ose i njëjtë me 40% nga shuma minimale e pensionit në ditën e realizimit të së drejtës për pension nga Shtylla e dytë pensionale.

Trashëgimia

Në rastin kur një anëtar i vdekur i Fondit pensional i detyrueshëm nuk ka anëtarë familjar të cilët kanë të drejtë për pension familjar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, mjetet e llogarisë së këtij anëtari mbeten pjesë e pasurisë së tij dhe me këto mjete veprohet në përputhje me Ligjin për trashëgimi. Deri atëherë, llogaria e anëtarit mbetet e hapur dhe këto mjete konvertohen në njësi kontabiliteti dhe investohen në mënyrë të njëjtë si dhe mjetet e tjera të fondit pensional i detyrueshëm, nga ana e Shoqërisë. Pas transferimit të mjeteve, Shoqëria mbyll llogarinë individuale të anëtarit të vdekur.