Politka e investimeve

FOND I DETYRUESHËM

KB Shoqata e parë pensionale SHA Shkup investon mjetet e anëtarëve të Fondit të detyrueshëm, me të cilat menaxhon në përputhje me rregulla dhe parime rreptësisht të vendosura, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencionit për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital, dhe Banka mbajtës i ruan mjetet e Fondit pensional të ndara nga mjetet e Shoqatës.

Mjetet e Fondit pensional investohen me qëllim që të sigurohet siguria e mjeteve, diversifikimi i rreziqeve të investimit dhe ruajtja e nivelit adekuat të likuiditetit.  Shoqëria do të përqendrojë përpjekjet e saj në arritjen e normës afatgjatë (rreth 30 vjet) nominale të interesit për së paku 3 pikë përqindjeje mbi normën e inflacionit (CPI) për të njëjtën periudhë, dmth arritjen e normës reale të interesit për të paktën 3%.

Në procesin e alokimit të mjeteve dhe buxhetimit të rrezikut merret në konsideratë natyra afatgjatë e detyrimeve, ose struktura e moshës së anëtarëve të Fondit.

Menaxhimi i mjeteve të Fondit do të kryhet nëpërmjet një portfolio të balancuar e të përbërë nga: investime në instrumente me kontribut variabël dhe investime në instrumente me të ardhura fikse.

Qëllimi i investimeve në aksione është për të maksimizuar rritjen reale afatgjatë të mjeteve, ndërsa me investimet në instrumente me të ardhura fikse pritet të gjenerohen të ardhura të qëndrueshme dhe të sigurohet mbrojtje të portfolios.

Investimet jashtë vendit do të bëhen në fondet e investimeve, kryesisht, në fondet e indeksit.

Me investimin në fondet ndërkombëtare më të mëdha dhe më të diversifikuara të indeksit arrihet ekspozim pasiv në tregun e huaj të kapitalit, si dhe kontroll në shpenzimet e investimeve. Si një pikë referimi për strukturën rajonale të portofolios për aksionet e huaja do të merret indeksi MSCI ACWI.