Kujdes aktiv për anëtarët

Me punën e vet, KB Shoqëria e parë pensionale kërkon që plotësisht të justifikojë Besimin tuaj sepse Ju jeni arsyeja e ekzistencës së saj.

Shoqëria jonë gjithmonë është e hapur për komunikim me Ju dhe është në dispozicion për çdo pyetje dhe koment, pra, duke krijuar marrëdhënie afatgjatë dhe cilësore me çdo anëtar në mënyrë individuale dhe duke besuar se vetëm në këtë mënyrë arrihet sukses në atë që bëjmë.

Për të gjithë Ju, që keni zgjedhur KB Shoqërinë e parë pensionale dhe ata të cilët në të ardhmen do ta zgjedhin, Ju mundësojmë kontroll të plotë në mjetet tuaja, duke marrë në konsideratë mundësitë e çdo anëtari në Fondin me të cilin menaxhojmë të ketë qasje drejt këtyre informacioneve dhe në të njëjtën kohë duke gjetur zgjidhje më të përshtatshme për Ju.

Në përputhje me qëllimin tonë të caktuar – që të jemi të hapur, të drejtpërdrejt dhe transparent në punën tonë në çdo kohë (24 orë në ditë, 365 ditë në vit) – ne ju ofrojmë të drejtat dhe privilegjet e mëposhtme:

Në përputhje me Ligjin për sigurim pensional vullnetar me financim kapital, Shoqëria është e detyruar një herë në vit (jo më vonë se 31.3 për gjendjen e 31.12. të vitit të mëparshëm) të dorëzojë raporte për gjendjen e mjeteve të llogarive vullnetare individuale/profesionale, në adresën shtëpiake të anëtarëve/anëtarëve të pensionuar në Fondin pensional vullnetar me të cilin menaxhon.
Përveç kësaj, KB Shoqëria e parë pensionale Ju mundëson kontroll në mjetet Tuaja në çdo kohë, në një nga mënyrat e mëposhtme:

1. Thirrje telefonike – – 02/ 32 43 772 ose 02/ 32 43 777 (çdo ditë punë 08:00 – 16:00) me të cilën do të merrni udhëzime për mënyrën më të shpejtë e shqyrtimit në llogarinë tuaj;
2. Verifikim në internet
3. Me shkrim (plotësoni Kërkesë për raport për gjendjen në llogarinë vullnetare individuale/profesionale, nënshkruani personalisht dhe dorëzoheni në adresën tonë: Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6, 1000 Shkup, personalisht apo me postë)

Shoqëria nuk paguan tarifë për kryerjen e shërbimeve që ia ofron anëtarëve të saj.
Ju informojmë se keni mundësi që të merrni njoftimet ligjore dhe të tjera me postë elektronike (e-mail). Gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni një Formular për raportimin e anëtarit në mënyrë elektronike dhe ta dorëzoni (personalisht ose me postë) tek KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup në adresën Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6,1000 Shkup ose në ndonjë nga degët e Bankës Komerciale SHA Shkup që janë të shënuara në faqen tonë të internetit, ose në linkun http://www.www.kbprvo.com.mk/web/guest/mreza.
Krahas raportimit të rregullt vjetor për gjendjen në llogarinë vullnetare individuale/profesionale, KB Shoqëria e parë pensionale të paktën një herë në vit i informon anëtarët/anëtarët e pensionuar të Fondit pensional vullnetar me të cilin menaxhon për:

– Fitimin e KB fondit të parë të hapur vullnetar pensional – Shkup;
– Kontributet e paguara dhe tarifat e transaksioneve;
– Vlera dhe pjesëmarrja e mjeteve në Fondin pensional në klasat e mjeteve;
– Lloji dhe emetuesi i letrës përkatëse me vlerë.

Këto informacione dorëzohen së bashku me Raportin për gjendjen e mjeteve në llogarinë vullnetare individuale/profesionale (jo më vonë se 31.3. për gjendjen e 31.12. të vitit të mëparshëm), por edhe me kërkesë të anëtarit/anëtarit të pensionuar, dhe të njëjtat publikohen në faqen e internetit të Shoqërisë.

Të drejtat e anëtarëve të KB Fondit të parë të hapur pensional vullnetar  – Shkup janë të përcaktuara me Ligj për sigurim pensional vullnetar me financim kapital.

Këto të drejta kanë të bëjnë me:

E drejta për përdorimin e kontributit pensional nga mjetet e akumuluara në llogarinë vullnetare individuale/profesionale, të cilat merren 10 vjet para arritjes së moshës për dalje në pension pleqërie në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, jo më vonë se mosha 70 vjeçare.

Mënyra e përdorimit të kontributit pensional anëtarët e realizojnë përmes zgjedhjes personale për:

  1. Tërheqje të programuara
  2. Pagesa të njëhershme apo të shumëfishta
  3. Anuitete
  4. Kombinim

Nëse shuma që gjendet në llogarinë e anëtarit është më e vogël se shuma e përcaktuar nga Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital, anëtari ka të drejtë vetëm për kontribute pensionale në formën e pagesës së shumës totale në llogarinë e tij, e njëhershme apo e shumëfishtë.

Sigurimi i anuiteteve pensionale dhe tërheqjeve të programuara është e rregulluar me ligj të posaçëm me të cilin rregullohet pagesa e pensioneve dhe kontributeve pensionale nga sigurimi pensional me financim kapital. Me zbatimin e këtij ligji, pagesa e kontributit pensional do të kryhet me pagesë të njëhershme të shumës totale nga llogaria e anëtarit.

Në rast të vdekjes së anëtarit – mjetet nga llogaria e tij vullnetare individuale dhe/ose profesionale bëhen pjesë e pasurisë së tij dhe me këto mjete veprohet në përputhje me Ligjin për trashëgimi.

Kur një anëtari i përcaktohet paaftësi të përgjithshme për punë nga ana e Komisionit për vlerësimin e aftësisë për punë në Fondit të SPIMV-së – ai ka të drejtë, pavarësisht nga mosha, të zgjedhë një nga mundësitë për kontribut pensional të listuara më sipër.

Me qëllim që të arrihet marrëdhënie afat-gjatë dhe cilësore me anëtarët e fondit me të cilin menaxhon, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup vendosi procedurë për pranim, përpunim dhe përgjigje të të gjitha kërkesave, vërejtjeve, komenteve ose ankesave nga ana Juaj. Besojmë se, nëse ka ndonjë keqkuptim, do ta zgjidhim vetëm në këtë mënyrë, për të ruajtur besimin e anëtarëve.

Nëse keni ankesa për çdo pjesë të punës të KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup, ju lutemi plotësoni Formularin për ankesa, nënshkruani personalisht dhe dorëzoheni në adresën e Shoqërisë, me postë ose personalisht në zyrën tonë në adresën e mëposhtme:

KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6,1000 Shkup.

Formularin mund ta dorëzoni në faksin e Shoqërisë ose në mënyrë elektronike, në e-mailin e Shoqërisë.

KB Shoqëria e parë pensionale do të shqyrtojë ankesën dhe do të paraqesë përgjigje ndaj çdo ankese të marrë, në adresën shtëpiake të anëtarit.

Me qëllim që raportimi i rregullt të kryhet në mënyrë të saktë dhe në kohë për gjendjen në llogarinë tuaj vullnetare individuale dhe/ose profesionale, ose raportime të tjera ligjore që Shoqëria ju paraqet në adresën tuaj, është shumë e rëndësishme që të dhënat tuaja të jenë plotësisht të sakta dhe të përditësuara në kohë në Regjistrin e anëtarëve të fondit vullnetar pensional me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.
Informacionet e sakta do na mundësojnë të kemi komunikim në kohë, të rregullt dhe të suksesshëm me secilin prej Jush.

Përditësimi dhe korrigjimi i informacionit personal të anëtarit të fondit pensional vullnetar kryhet përmes shqyrtimit të drejtpërdrejtë të letrës së njoftimit të personit që kërkon ndryshimin e të dhënave nga ana e personit të autorizuar të kompanisë ose të agjentit. Informacionet të mëtejshme mbi procedurën për përditësimin ose korrigjimin e të dhënave personale, përmes përfaqësuesit tonë, mund të merren në telefonat kontaktues të Kompanisë.

Duke filluar nga 20.01.2018, sipas ndryshimeve në legjislacion, sigurohet një mënyrë e thjeshtuar e përditësimit/korrigjimit të të dhënave personale.

Përditësimi/korrigjimi i informacioneve të sakta personale do të bëhet duke plotësuar një formular të ri për përditësim/korrigjim të të dhënave, ku identifikimi i aplikuesit, përveçse me shqyrtim të menjëhershëm të letrës së njofimit përmes një zyrtari të autorizuar të kompanisë ose të agjentit, kompania mund ta bëjë me kontaktim telefonik me anëtarin.

Përditësimi/korrigjimi i të dhënave për adresën e banimit dhe/ose adresën e korrespondencës së një anëtari mund të bëhet me telefonatë duke telefonuar numrat e kontaktuese të kompanisë.

Ndryshimi ONLINE të të dhënave personale

Me qëllim që të ndryshoni të dhënat personale, ju keni nevojë për një KOD VERIFIKIMI me të cilin ju personalisht do të miratoni të dhënat e reja në profilin tuaj.

Të njëjtin mund ta fitoni në adresën tuaj e-mail ose në adresën tuaj shtëpiake (adresa për korrespodencë), të regjistruar më parë në regjistrin e Shoqërisë.

Për të regjistruar adresën tuaj e-mail ose të kërkoni dorëzimin e KODIT VERIFIKUES, Ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit 02/3243-777 ose 02/3243-772.

Pas fitimit të kodit, ju lutemi si në vijim:

  1. Identifikohuni në LLOGARINË TIME, duke i përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga ana e Shoqërisë dhe të dorëzuar në bashkëngjitje të raportit vjetor për kursim pensional.
  2. Në profilin Tuaj, bëni ndryshim të informacionit të nevojshëm, duke përdorur shkronja të mëdha cilirike për emrin, mbiemrin dhe adresën, dhe në fushën për numrin e telefonit mos përdorni simbolet – dhe /.
  3. Klikoni Ruaje, pas së cilës portali do të kërkojë shënimin e KODIT VERIFIKUES.
  4. Futni kodin të lëshuar nga Shoqëria dhe klikoni Paraqit.
Ju faleminderit për besimin Tuaj dhe shpresojmë për një bashkëpunim të gjatë e të frytshëm.