Për ne

E ardhmja sot“, do të thotë planifikimin e jetës tonë sot, me përgjegjësi drejt të ardhmes sonë dhe të të dashurve tanë. Investimi në fondet e pensioneve me të cilat menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale është investimi në të ardhmen e vet.

KB shoqëria e parë pensionale rezultoi nga reformat në sistemin pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe veprimtaria e tyre bazë është menaxhimi me fondet pensionale.

Qëllimi ynë është të krijojmë vlerë për anëtarët e fondeve me të cilët menaxhojmë, të mbrojmë interesat e tyre, të mundësojmë siguri të mjeteve të tyre dhe të krijojmë fitim me investim të përshtatshëm.

Vizioni ynë është se KB Shoqëria e parë pensionale të jetë lider në tregun e sigurimeve pensionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e njohur për parimet e saj etike, ekspertizës dhe profesionalizmit të lartë në punë, me të vetmin qëllim arritjen e përfitimit për të gjithë anëtarët e saj.

Duke punuar në realizimin e qëllimit të saj, KB Shoqëria e parë pensionale, të gjithë anëtarëve ekzistues dhe të ardhshëm të fondeve u ofron:

SIGURI – duke punuar në përputhje me dispozitat e rrepta ligjore, si dhe për shkak të kontrollit nga ana e institucioneve që janë përfshirë në sistemin pensional të reformuar (Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital dhe Banka mbajtës)

STABILITET – për shkak se KB Shoqëria e parë pensionale del nga partneriteti i Skupina Prvazavarovalniski holding d.d. Ljubljana dhe Banka Komerciale SHA Shkup, të cilat krijuan bashkim ideal të sigurisë me traditë të gjatë bankare, njohuri dhe përvojë në menaxhimin me fondet pensionale;

SPECIALIZIM NË PUNË – për shkak se me Shoqërinë udhëheqin persona të cilët janë profesionalistë dhe me përvojë, dhe veprimtaria e tyre bazë është menaxhim me fondet pensionale

ORGANIZIM DHE DISPONUSHMËRI – për shkak se disponon me një rrjet të gjerë të e të përhapur të agjentëve të trajnuar, përmes të cilëve çdo qytetar mund të marë informacione të sakta në lidhje me produktin që ofron.

TRANSPARENCË NË PUNË – për shkak se gjithmonë jemi të hapur për komunikim dhe në dispozicion për anëtarët, të cilët në çdo kohë kanë vështrim në mjetet e tyre dhe në shumimin e tyre.

Në lidhje me konkurrencën e shoqërive në treg, KB shoqëria e parë pensionale sillet në mënyrë korrekte, duke respektuar parimet e sjelljes së mirë në biznes dhe lojës së ndershme.