KB FONDI I PARË I HAPUR DHE I DETYRUESHËM PENSIONAL – SHKUP

SHTYLLA E DYTË PENSIONALE – SIGURIM I DETYRUESHËM PENSIONAL ME FINANCIM KAPITAL

KB Fondi i parë i hapur dhe i detyrueshëm pensional – Shkup (shkurtuar Fondi i parë pensional i detyrueshëm) është emri i fondit pensional i detyrueshëm i cili është themeluar dhe menaxhuar nga ana e KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup.

Fondi i parë pensional i detyrueshëm përbëhet nga mjetet e paguara nga kontributet e anëtarëve të tij, pas llogaritjes dhe pagesës së kontributeve, dhe fitimit nga investimet.

Pronarët e fondit të parë pensional të detyrueshëm janë anëtarët e tij dhe anëtarët e pensionuar, ndërsa të drejtat e tyre individuale pronësore janë përcaktuar nga shuma e mjeteve të llogarive të tyre në fond.

Mjetet e fondit të parë të detyrueshëm pensional janë plotësisht të ndara nga mjetet e KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup dhe i janë lënë në ruajtje Bankës Kujdestar. Kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që të arrihet një nivel të lartë të sigurisë së mjeteve.

Mjetet e Fondit të parë pensional të detyrueshëm nuk mund të jenë subjekt i të kërkuarit, këto mjete as nuk mund të jenë subjekt i ekzekutimit nga ana e kreditorëve të KB Shoqërisë së parë pensionale në emër të tyre.

Investimi i mjeteve të fondit të parë pensional të detyrueshëm kryhet në përputhje me rregullat e rrepta ligjore dhe me rregulla të tjera nga fusha e sigurimit pensional të detyrueshëm me financim kapital, dhe në përputhje me strategjinë investuese dhe taktikën investuese të fondit, me qëllim që të realizohet  fitim sa më të madh, vetëm e vetëm në dobi të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar dhe nëpërmjet diversifikimit dhe analizës financiare të minimizohet rreziku nga humbjet.

Mjetet e fondit të parë pensional të detyrueshëm me të cilin menaxhon Shoqëria investohen nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital – MAPAS.