Përditësim/korrigjim së të dhënave

Me qëllim që raportimi i rregullt të kryhet në mënyrë të saktë dhe në kohë për gjendjen në llogarinë tuaj, ose raportime të tjera ligjore që Shoqëria ju paraqet në adresën tuaj, është shumë e rëndësishme që të dhënat tuaja të jenë plotësisht të sakta dhe të përditësuara në kohë në Regjistrin e anëtarëve të fondit me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.
Informacionet e sakta do na mundësojnë të kemi komunikim në kohë, të rregullt dhe të suksesshëm me secilin prej Jush.

Përditësimi dhe korrigjimi i informacionit personal të anëtarit të fondit kryhet përmes shqyrtimit të drejtpërdrejtë të letrës së njoftimit të personit që kërkon ndryshimin e të dhënave nga ana e personit të autorizuar të kompanisë ose të agjentit. Informacionet të mëtejshme mbi procedurën për përditësimin ose korrigjimin e të dhënave personale, përmes përfaqësuesit tonë, mund të merren në telefonat kontaktues të Kompanisë.

Duke filluar nga data 14.04.2020, në pajtueshmëri me ndryshimet në rregulloren ligjore, u mundësua një mënyrë më e thjeshtë për përditësimin/korrigjimin e të dhënave personale.

Përditësimi/korrigjimi i së dhënës personale do të kryhet me plotësimin e formularit të   Kërkesë për përditësimin/korrigjimin e të dhënave, që në mënyrë elektronike dorëzohet tek shoqëria në contact@kbprvo.com.mk. Shoqëria do t’i kryejë ndryshimet e cekura në kërkesë me bisedë telefonike dhe me konfirmim nga ana e klientit.

Përditësimi/korrigjimi i të dhënave për adresën e banimit dhe/ose adresën e korrespondencës së një anëtari mund të bëhet me telefonatë duke telefonuar numrat e kontaktuese të kompanisë.

 

Ndryshimi online i të dhënave personale

Me qëllim ndryshimin e të dhënave personale, keni nevojë për KOD VERIFIKIMI me të cilin ju personalisht do t’i konfirmoni të dhënat e reja në profilin tuaj.

Atë mund ta fitoni në adresën tuaj e-mail ose në adresën tuaj shtëpiake (adresa për korrespodencë), të regjistruara paraprakisht në evidencën e Shoqërisë.

Që ta regjistroni adresën tuaj e-mail ose që të kërkoni dorëzim të KODIT TË VERIFIKIMIT, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit 02/3243-777 ose 02/3243-772.

Pas fitimit të kodit, ju lutemi që:

  1. Regjistrohuni në MOJA SMETKA (LLOGARIA IME), duke i përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga ana e Shoqërisë dhe të dorëzuar në bashkëngjitje të raportit vjetor për kursim pensional.
  2. Në profilin tuaj, bëni ndryshim në të dhënën e nevojshme, duke përdorur shkronja të mëdha cirilike për emrin, mbiemri dhe adresën dhe në fushën për numrin e telefonit mos i vendosni këto simbole – dhe /.
  3. Klikoni Ruaj, dhe portali do të kërkojë vendosje të KODIT TË VERIFIKIMIT.
  4. Vendosni kodin e dhënë nga Shoqëria dhe klikoni Dorëzo.